Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi doli në një prononcim për mediat pas publikimit të rezultatit final në njësinë 10 në Tiranë, ku u votua në mënyrë elektronike.

Ndërsa garantoi se sistemi është plotësisht i sigurt në ruajtjen e fshehtësisë, Celibashi theksoi se rezultati i zgjedhjeve do të jetë i shpejtë.

“Sistemi elektronik i aplikuar është 100% i sigurt në ruajtjen e fshehtësisë, është e pa diskutueshme. Ne jemi dëshmitarë që për mënyrën partitë politike kanë përgjegjësi të mëdha nga komisionerët. Nga raportimet e KQZ ka pasur disa përmirësime, kemi patur jo një përmbushje të mirë nga ana e tyre në lidhje me raportimin e pjesëmarrjes. Pajisja që ne kemi përdorur, e ofron mundësinë sepse të dhënat janë aty. Akoma nuk e kemi vlerësuar, është herët për ta vlerësuar këtë kërkesë. Natyrshëm që me të gjitha pikat e kodit. Mënyra e paraqitjes së të dhënave ka përfunduar që në orën 19:00, të dhënat për pjesëmarrjen i marrim nga fletët e votimit. Të dhënat që paraqiten tani janë ato zyrtare. KZAZ ka tabelën përmbyllëse për çdo QV.

Më tej, ai deklaroi se nuk ka arsye që komisionerët të thonë se ndihen të lodhur, duke nënvizuar se kjo skemë, siç e quajti ai, duhet të marrë fund një herë e mirë nga partitë politike.

“Jemi duke punuar që të marrim të gjitha pajisjet, ne i kemi këto të dhëna dhe nuk duhet të presim ditë javë, por këto të dhëna i marrim nga pajisjet. Besoj që po. Ka disa probleme të raportuara në disa KZAZ. Janë sporadike si raste, megjithatë meritojnë të kenë vëmendjen e partive dhe lidershipit përkatës, në rastet që numëruesit lodhen është mospërmbushje e vullnetit të rezultatin. KQZ ka marrë masa që të trajnohen anëtarët e ri të grupit të numërimit. Skemat me komisonerë të lodhur, duhet të marrin fund dhe partitë që i bëri këto është diskredituese.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *