Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu ka bërë apel partive politike që të dorëzojnë brenda afateve dokumentacionin e kandidimit dhe të mos e lënë për në momentin e fundit.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Celibashi kujton se në 8 mars është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark.

“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & t’i japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore”, deklaron Celibashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *