Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 December 2025
Vizion fokus

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj:...

“Veliaj nuk del nga burgu”, avokati: Ja çështja tjetër...

Shpërthim me tritol në Shkodër

Skandali i “Bankers”/ Sefa: Dëmi shkon deri në 546...

Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të papaguara...

Pse nafta shitet kaq shtrenjtë në Shqipëri? Eksperti flet...

Avokati: Bankers është vjedhja më e madhe në historinë...

Denoncimi i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra...

Çelet një fazë e re e partneritetit strategjik ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Gjermane! Nis zyrtarisht projekti SCOPE III

27 Maj 15:40

Forcimi i bashkëpunimit të ngushtë dhe afatgjatë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Gjermane u konfirmua me nisjen zyrtare të projektit SCOPE III, një nismë strategjike që synon modernizimin e mëtejshëm të kapaciteteve policore dhe forcimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimit ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Shefit të Departamentit të Luftës kundër Kriminalitetit në Policinë Federale Gjermane, z. Mathias Schaef, njëherazi edhe drejtues i projektit, u theksua se partneriteti me Policinë Federale Gjermane është kthyer në një nga shtyllat më të qëndrueshme dhe të besueshme të reformimit të sigurisë në Shqipëri.

Gjatë takimit, Drejtor Proda u shpreh: “Në drejtimin e z. Schaef, projektet SCOPE I dhe II kanë sjellë rezultate konkrete dhe ndikim të drejtpërdrejtë në profesionalizimin dhe transformimin e strukturave tona. Nisja e fazës së tretë është konfirmim i një besimi të ndërsjellë dhe i një partneriteti strategjik që i kalon kufijtë teknikë”.

Në kuadrin e projektit SCOPE III përfshihen nisma konkrete si: dixhitalizimi i trajnimeve, zbatimi i inteligjencës artificiale, ngritja e strukturave rajonale shkencore, shkëmbimi i hetuesve, forcimi i sigurisë kibernetike dhe përfshirja në role udhëheqëse në kuadër të platformës EMPACT.

Ky projekt, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe menaxhimin e Policisë Federale Gjermane, konfirmon rolin gjithnjë e më aktiv të Policisë së Shtetit në garantimin e sigurisë rajonale dhe ndërtimin e standardeve europiane të zbatimit të ligjit.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
SCOPE III Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se Sali Berisha

më shumë...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14 vite kanë 11 humbje dhe prapë rrinë të njëjtët njerëz

më shumë...

Gara për kreun e ri të SPAK, avokati: Kandidatë shumë të mirë! Dumani, mit i krijuar nga ne shqiptarët e uritur për pak pandëshkueshmëri

më shumë...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën lart. Karaj: Kujto seancën e Veliajt, nuk flet një prokuror ashtu

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Nipi i Nehat Kullës hidhet nga ura 160 metër e lartë në Klos...
  • Nipi i tij u hodh sot nga ura në Rrugën e Arbrit! Kush ishte...
  • Rrëzohet avioni ushtarak, humb jetën i gjithë ekuipazhi
  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • Gjykata dënoi Mario Përlleshajn me 16 vite burg, reagon fami...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.