Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk e fshehu gëzimin pas ndjesës publike të homologut çek, Millosh Zeman për bombardimet e NATO-s të vitit 1999. Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiç tha se ky ishte një moment historik që do të bëhet pjesë e librave.

 

“Për ne sot, Praga ishte shumë e bukur, shumë e rëndësishme edhe në kuptimin historik. Ajo që ndodhi sot në Pragë do të hyjë në librat shkollorë të historisë”, tha Vuçiç.

 

Vuçiç u prit të martën në Pragë nga presidenti i Çekisë dhe në fillim të takimit tha se Serbia është mik i Çekisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *