Një digë e çarë në Porto Riko nga uragani Maria rrezikon jetën e  rreth 70 mijë njerëzve që ndodhen në zonë. Ata janë urdhëruar të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur por shumë pak njerëz e kanë marre këtë paralajmërim të shërbimit metereologjik kombëtar, për shkak se energjia elektrike mungon thuajse në të gjithë ishullin e shkatërruar nga uragani.

 

Qeveria e Porto Rikos tha se nuk komunikon dot me 40 nga 78 bashkitë në ishull, për shkak të shkatërrimit 85 % të telave të telefonit dhe internetit. Autobusët janë nisur drejt zonave që duhen evakuuar, megjithëse shumë rrugë janë bllokuar nga përmbytjet e mbeturinat.

 

Stuhia, e cila tani po shkon në ujërat e hapura të Atlantikut perëndimor, ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe dëmtime te tjera. Pemët e rrezuar kane bllokuar autostradat kryesore ndërkohe qe lagje të tëra janë zhytur ne uje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *