Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 55 persona  nga 87 të  arrestuar në kuadër të operacionit “Fati i Lojërave”.

 

Pas nje sance maratone qe zgjati plot 14 ore gjyqtari ardian kalia  ka dhënë vendimin që  27 persona do të qendrojnë “Arrest në shtëpi” dhe 5 tjerë  janë liruar me masën “Detyrim paraqitje”.

 

Tre personat që dyshohen si menaxherët e lojërave të fatit përkatësisht Gramoz Murataj, Avni Nasufi dhe Elvis Mulaj, vëllai i shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha mulajt, janë lënë në arrest me burg.

 

Operacionet u kryen njëkohësisht në 8 qarqe të vendit, me fokus goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

 

Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për fshehje të të ardhurave, pastrim parash, përshtatje të ambienteve për lojëra fati dhe zhvillim i lojërave të fatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *