Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj është takuar këtë të mërkurë me homologun e tij hungarez Peter Szijjarto,ku është shprehur se  Shqipëria nuk duhet të bëjë hapa pas për interesa partiake, por duhet angazhim për interesin kombëtar.

 

Ministri në Detyrë Cakaj ka folur dhe për zgjedhjet e 30 qershorit ku theksoi se duhet të ketë përparësi agjenda evropiane e vendit përpara çfarëdo llogaritjeje politike.

 

Në konferencën e përbashkët për shtyp Cakaj falenderoi Hungarinë për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit, por tha se ndihma e miqve të Shqipërisë duhet të shoqërohet me përpjekje, vullnet dhe veprime politike të brendshme që nuk pengojnë, por ndihmojnë në hapjen e negociatave.

 

Ministri në Detyrë Cakaj vlerësoi lartë bashkëpunimin me Hungarinë.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe me Ministrin Szijjarto kemi zhvilluar një cikël takimesh që kanë përfunduar me nënshkrimin e disa marrëveshjeve dhe jemi në proces shqyrtimi të mundësive të reja të bashkëpunimit”.

Nga ana e tij ministri hungarez konfirmoi mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *