Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë sesionit të 40-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, është takuar me homologun e Mqedonisë së Veriut, Edmond Ademi, i cili është njëkohësisht edhe President i Komisionit Kombëtar i vendit të tij në UNESCO.

 

Në këtë takim u diskutuan një varg çështjesh dypalëshe, nga forcimi i marrëdhënieve me diasporën deri te bashkëpunimi në fushën e integrimit evropian.

 

Gjithashtu dy ministrat nënvijëzuan nevojën për bashkërendimin e përpjekjeve në zbatim të projektit të përbashkët rajonal të liqenit të Ohrit i cili tashmë është regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *