Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar këtë të martë në Shkup një takim me ministren për Fqinjësinë Evropiane të Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.

 

Në një reagim në “Facebook”, Cakaj tha se Britania e Madhe mbetet një mbështetëse e fuqishme e bashkëpunimit rajonal.

 

“Pavarësisht largimit nga BE, Mbretëria e Bashkuar mbetet një mbështetëse e fuqishme e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”, tha Cakaj.

 

Mes të tjerash, ai i shprehu mirënjohje ministres për mbështetjen e dhënë Shqipërisë në të gjitha fazat e zhvillimeve demokratike.

 

Po ashtu, ata vlerësuan nevojën për të thelluar më tej marrëdhëniet dypalëshe me disa marrëveshje të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *