Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka marrë pjesë në Ministerialin e Varshavës “Promovimi i së Ardhmes në Paqe dhe Siguri për Lindjen e Mesme”, të bashkorganizuar nga Ministri i Jashtëm Polak, Jacek Czaputoëicz dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

 

Gjatë qëndrimit të tij Poloni, Cakaj është takuar me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó ku shkëmbyen pikëpamjet rreth ecurisë së procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

 

Në këtë takim ministri në Detyrë është ndalur tek arritjet që ka shënuar Shqipëria sidomos sa i takon hapave të ndërmarra në përmbushjen e pesë prioriteteve dhe kushteve për hapjen e negociatave.

 

Nga ana tjetër homologu hungarez Szijjártó rikonfirmoi mbështetjen e Hungarisë në proceset me të cilat do të jetë e angazhuar Shqipëria në muajt në vijim, sidomos sa i takon procesit të integrimit evropian.

 

Në planin bilateral, të dy bashkëbiseduesit u ndalën në nevojën e forcimit ligjor mes dy vendeve dhe atij të bashkëpunimit ekonomik.

 

Ministri i Jashtëm i Hungarisë Szijjártó e ftoi Ministrin në Detyrë Cakaj për një vizitë zyrtare në Budapest, ftesë të cilën Ministri Cakaj e pranoi me kënaqësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *