Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është takuar këtë të martë priti me një zyrtar përfaqësuesit politikë të faktorit shqiptar në Mal të Zi.

 

Cakaj përmes një postimi në Facebook bëri me dije: “Brenda këtij viti kemi marrë vendim për heqjen e lejeve të punës për shqiptarët e Malit të Zi në Shqipëri, financimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin.”

 

Këto masa janë në funksion të një strategjie më të përgjithshme për forcimin e marrëdhënieve mes shtetit shqiptar dhe faktorit politik shqiptar në Mal të Zi. Këto masa, sipas Cakaj, janë të pamjaftueshme krahasuar me nevojat reale të shqiptarëve atje.

 

Angazhimi ynë, theksoi ai, do të vazhdojë për forcimin e lidhjeve mes faktorit shqiptar në Mal të Zi dhe Shqipërisë.  Gjithashtu, në takim u diskutua hollësisht për format e bashkëpunimit konkret në interes të forcimit të faktorit shqiptar.

 

Ky takim, u shpreh Ministri Cakaj, duhet të shërbejë edhe si pikënisje e bashkimit të plotë të gjithë përfaqësuesve politikë të shqiptarëve në Mal të Zi në shërbim të interesave të tyre vitale.

 

“Ne mbesim krejtësisht të përkushtuar për ta lartësuar pozicionin e shqiptarëve në rajon dhe për të vazhduar angazhimin konstruktiv në përputhje me parimet e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *