Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, mori pjesë këtë të enjte në video-konferencën e zhvilluar mes ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerit për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

 

Në një reagim në “Facebook”, Cakaj tha se diskutimi u përqendrua tek prioritetet e projekteve ekonomike e harmonizimi i objektivave rajonale para publikimit të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të Komisionit Evropian.

 

“Ky plan investimesh është i një rëndësie thelbësore, jo vetëm për të transformuar ekonomitë e vendeve tona veç e veç, por edhe për të përshpejtuar procesin e rritjes së kapaciteteve të përgjithshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, theksoi Kryediplomati Cakaj në postim.

 

Gjithashtu, Cakaj shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të vijuar punën e pakursyer për anëtarësim në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *