Ministri Gent Cakaj gjatë pjesmarrjes në Ministerialin e Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun, është takuar me Ministrin e Jashtëm të Tunizisë, Khemaies Jhinaoui.

 

Ministri në Detyrë Cakaj, u shpreh se takimi ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime për konsultime diplomatike sa më parë mes Shqipërisë dhe Tunizisë si dhe për rëndësinë e  nënshkrimit të marrëveshjeve për bashkëpunim ekonomik.

 

“Shqipëria si kryesuese e Grupit të Kontaktit të Mesdheut ka si prioritet forcimin e bashkëpunimit mes OSBE-së dhe Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun për të thelluar më tej partneritetin mes këtyre dy platformave. Në këtë kontekst, po ashtu theksuam nevojën e një pjesëmarrje sa më të gjerë e sa më të lartë në Konferencën e Mesdheut që do të mbahet në Tiranë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *