Subscribe

Ne nje dalje per mediat Ministri ne Detyre per Evropen dhe Punet e Jashtme Gent Cakaj ka komentuar vendimin e Komisionit Evropian per rekomandimin e hapjes se negociatave me Shqiperine.

Per Cakajn, vnedimi i djeshme konfirmon ecurine e suksesshme te reformave ne Shqiperi.

 


GENT CAKAJ

MINISTER NE DETYRE PER EVROPEN E PUNET E JASHTME

Ky vleresim nuk eshte thjesht perserite e raportit te vitit te kaluar. Raporti i ri, nuk eshte raporti i vjeter, sepse raporti i ri eshte deshmia e sukseseve te reja, eshte deshmia e permbushjes se te gjitha rekomandimeve te Komisionit Evropian dhe kushtet e Keshillit sic jane paraqitur ne konkluzionet e vitit te kaluar.

 

E thene keto, Ministri ne Detyre riperseriti nje apel bere nje dite me pare dhe nga Komisioni Europian.

 


GENT CAKAJ 

MINISTER NE DETYRE PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME

Interesi i integrimit evropian duhet te tejkaloi cdo dallim partika dhe cdo marredhenie pozite opozite, prandaj ne vend te polemikave shterpe qe nxisin lufte interpretimesh pa permbajtje ka ardhur koha e dialogut te brendshem dhe komunikimit aktiv me vendet anetare.

 

Por Cakaj u kujdes te nenvizonte se ne raport nuk flitej vetem per qeverine.

 


GENT CAKAJ 

MINISTER NE DETYRE PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME

Ky raport ka dhe nje mesazh per opoziten dhe kush do qe ka vullnetin e mjaftueshem, mund ta kuptoj kete. Fillimisht raporti thote se opozitia duhet te riperfshihet ne institucionet demokratike, qe do te thote se ajo aktualisht ka pushuar se qenuri demokratike dhe ka pushuar se vepruari ne kornizat institucionale demokratike

 

Ministri ne Detyre per Europen dhe Punet e Jashtme u pyet nga gazetaret dhe lidhur me deklaraten e kreut te opozites, Lulzim Basha se Shqiperise nuk do ti hapen negociatat.

 


GENT CAKAJ 

MINISTER NE DETYRE PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME

Gjithekush eshte mire te largohet gradualisht nga perpjekja dhe shprehija per te parashikuar te ardhmen dhe fatin. Une nuk mund te parashikoj sikur kryetari i opozites nese negociatat do te hapen apo jo, sepse jam i liruar nga shprehija e parashikimit te fatit. Une veproj bazuar ne dokumnetet zyrtare dhe po ahstu komunikimet e rregullta me partneret europian

 

Por gjithesesi ne fund, Cakaj u shpreh i rezevuar mbi daten e hapjes se negociatave.

 


GENT CAKAJ 

MINISTER NE DETYRE PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME

 

Marr kete mesim nga viti i kaluar se ekzistojne raste kur gjykimet politike mund te mbizoterojne mbi konsideratat teknike, une per te qene korrekt me ju dhe kjo qeveri per te qene korrekt me secilin qytetar nuk e merr pergjegjesine per tua dhene premtimin final se negociatat do te hapen ne kete date apo date. NE marrim pergjegjesine dhe japim garancine qe angazhimi jone ne rrugen europian eshte i patjetersueshem dhe reforma jone ne ate drejtim vetem se do te thellohet. Sinjalet vijne te ndryshme nga vendet anetare por asgje nuk eshte perfundimtare. Percaktimin e axhendes se keshillit nuk e ka ne dore qeveria, vendimin per hapjen e negociatave nuk e merr Shqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *