Kandidati për deputet i PD, Oerd Bylykbashi u zotua para të rinjve durrsakë se do të bëjë më shumë për zhvillimin e tyre kur të ulet në karrigen e Parlamentit.

 

Ai u shpreh se të rinjtë meritojnë të punoësohen në tregun global dhe t’u vihen në dispozicion të gjitha mundësitë për këtë.

 

“Të rinjtë e Durrësit kanë gjithçka që u duhet për të qenë të suksesshëm kudo në botë. Atyre ua kemi borxh që bazën e suksesit tua vëmë në dispozicion në Durrës për të gjetur punësim në tregun global. Të rinjtë durrsakë sot janë ndër studentët më të mirë të drejtësisë, teknologjisë së informacionit, menaxhimit. Ata kanë nevojë për platforma të reja që ti zhvillojnë dhe promovojnë. Zhvillimi me dinjitet i të rinjve është zotimi im si përfaqësues i tyre në Parlamentin Shqiptar!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *