Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi reagon ndaj deklaratës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjen e audio përgjimit të njohur si ‘Babalja’.

 

Përmes një postimi në Facebook, deputeti Bylykbashi shkruan se prokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela nuk është më në krye të institucionit, pasi kryeson task forcën ngritur nga Rama-Xhafaj për te mbrojtur Agron Xhafajn.

 

“Prokurorja Donika Prela konfirmoi sot se nuk eshte ne krye te Prokurorise se Krimeve te Renda, por ka marre detyren te kryesoje Task Forcen e ngritur nga Rama-Xhafaj per  te mbrojtur Agron Xhafajn. Kur duhet te therriste me urgjence Drejtorin e Pergjithshem te Policise, Veliun dhe Ballen per ti marre ne pyetje, ben avokaten e tyre.  Deshmia e porositur nga grupi i posaçem i Kryeministrit vlen per Donika Prelen, ndersa denoncimi i grupit nga i njejti person me ze dhe figure nuk vlen. Eshte vene shteti ne mbrojtje te krimit‎. Pas 18 dhjetorit 2017, kur Prokurorja Provizore Arta Marku u zgjodh ne nje seance turpi, nuk ka me asnje cudi pse prokuroria sot i sherben pushtetit deri dhe me mbulim te krimit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *