Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi sulmoi kryeministrin Edi Rama pas firmosjes së marrëveshjes me opozitën parlamentare për listat e hapura.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Bylykbashi e quajti Ramën pakt-vrasës. Sipas tij, marrëveshja e firmosur prish marrëveshjen e 5 qershorit.

“Pakt-vrasësi. Vetëm Edi Rama është i aftë që të bëjë një marrëveshje për të prishur një marrëveshje tjetër. E deklaroi pas 5 qershorit se do ta griste marrëveshjen dhe këtë e bëri fakt sot me 21 korrik me ate karagjozatën që e shiti për marrëveshje. Mos harroni! 21 korriku është katër vjetori i marrëveshjes për Kushtetutën që u shkel nga Edi Rama menjëherë pas miratimit të saj. Nuk e kapërcen dot veten dhe ta respektojë shprehjen antike romake “Pacta sunt servanda” (Paktet zbatohen).

Marrëveshja e dakordësuar të martën parashikon se palët angazhohen për zgjedhje të lira e të ndershme, ky qytetarët kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik.

Drafti ka 3 pika, e para që të enjten votohet marreveshja me Partinë Demokratike, e dyta që në 30 korrik votohet ndryshimi i kushtetutes për hapjen e listave dhe pika e tretë që do të vazhdojë dialogu me opozitën për të reflektuar në kod ndryshimin e sistemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *