Deputeti Oerd Bylykbashi prezantoi para delegateve në stadiumin “Air Albania” propozimet për ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike.

 

Neni “Basha” për dorëheqjen e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve, është ndryshimi më I rëndësishëm në morinë e propozimeve që janë bërë.

 

Rikthimi i logos së vjeter të PD, futja e referendumit, primaret, parimi një anëtar, një votë, për zgjedhjen e organeve në qendër por edhe për ato lokale si edhe forcimi i organeve kolegjiale janë disa nga propozimet më të rëndësishme.

 

 

Sot po japim provën se demokracia brenda partisë nuk është burokraci, por ideale e kontribut. Vlerat e PD gjatë këtyre viteteve në opozitë janë asfiksuar. Ndryshimet në statut në 2018 e 2021, në vend të çlironin energji, centralizuan pushtetin në duart e kryetarit, duke ia marrë pushtetin organeve kolegjiale. Organet u kthyen në vula noterie, shtabe ushtarake. Demokracia vjen nga ndarja e balancimi në organet e zgjedhura. Sot propozojmë ndryshime që kanë për qëllim të fuqizojmë anëtarët e PD, dhe organet e zgjedhura prej tyre në qendër e në bazë. Sot synojmë të projektojmë një PD, ku energjitë e anëtarëve rriten nga gara e nuk shtypen nga urdhri i eprorëve. PD është parti që mbron vleron konservatore demokratike e euroatlantike. Ndryshimet konfirmojnë vlerat mbi të cilat është krijuar partia jonë, që mbron vlerat konservatore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *