Subscribe

Përfaqësuesi i PD në tryezën e reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi kërkoi që identifikimi dhe votimi elektronik të kryhet sa më parë. Ai foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, nga ku tha se teknologjia duhet që të ndalet manipulimi i zgjedhjeve.

 

Uroj që nuk do të jemi përballë justifikimesh. Propozimi ynë është i thjeshtë dhe pjesë të tij së paku janë të realizueshme në të gjithë Shqipërinë përsa i përket identifikimit të qartë të gjithë shqiptarëve.

Ai tha se do të ishte hap i madh nëse arrihet dakordësia për këtë pikë.

 

“Shpresojmë që të kemi dakordësi që shqiptarët në të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet që vijnë të kenë mundësinë të identifikohen në mënyrë të besueshme dhe askush të mos fusë duart në kutitë e votimit dhe t’i mbushë ato me vota emigrantësh, që nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri apo me vota të fallsifikuara. Ky do të ishte një hap i madh, i cili na çon më pas edhe drejt hapash të tjerë në lidhje me depolitizimin e komisioneve zgjedhore që, përndryshe, askush nuk i beson propozimet e qeverisë, që nuk çojnë gjë tjetër veçse në kapjen e administrimit nga qeveria.”

 

Opozita tregoi këtë të premte mënyrën sesi sipas asaj, duhet të kryhet identifikimi dhe votimi elektronik. Për këtë propozim, Damian Gjiknuri u shpreh parimisht dakord, por shtoi se do të konsultohen edhe me ndërkombëtarët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *