Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me debatin e fundit në politikën tonë ku mazhoranca kundërshton dekretin e presidentit Ilir Meta në lidhje me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

Bylykbashi përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka publikuar vendimin e Gjykatës së Lartë në vitin 2003.

 

Nga postimi vihet re se dokumenti i dekretit mund të ankimohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese.

 

“Per ata qe thone se dekreti i Presidentit te Republikes na qenka akt administrativ, madje akt individual le ta sqarojme, dhe ben vaki e kupton edhe KQZ:

Dekreti per daten e zgjedhjeve rregullon te drejta dhe mardhenie per rreth 3,5 milione zgjedhes, 120 partite politike dhe kandidatet e tyre, KQZ, 90 KZAZ, rreth 5300 KQV me rreth 40.000 komisionere, 61 bashki qe pregatisin lista zgjedhesish dhe infrastrukture, ‎nje numer te madh institucionesh shteterore qe kane detyrim per te pregatitur infrastrkture apo garantuar ate si Ministria e Brendeshme, e Drejtesise per votuesit ne burgje, Policia e Shtetit per masat qe duhet te marre si dhe te gjitha institucionet e tjera qe kane detyrimin te mos bejne veprime qe cenojne zgjedhjet.

Dekreti i presidentit, vetem ai, ve te gjithe kete proces ne levizje. ‎Te thuash qe ky eshte akt administrativ, madje qe na qenka akt administrativ individual, ose ke hall qe t’i sherbesh Edi Rames, ose nuk ke kuptuar gje.

Po le ta mbyllim kete debat, sepse e ka mbyllur Gjykata e Larte me kohe: Vendimi Unifikues nr. 3, date 30.04.2003 i‎ Gjykates se Larte. Ky vendim unifikes ka fuqi detyruese per te gjitha gjykatat e shkalles se pare dhe apelit, civile, administrative apo Kolegj Zgjedhor. Per TE GJITHA!

Ky vendim unifikues ‎ka marre ne shqyrtim NATYREN e dekretit te presidentit, pra a eshte dekreti akt administrativ apo jo dhe a mundet te goditet ne gjykate dekreti.

Pergjigja e vendimit unifikues te Gjykates se Larte eshte e qarte dhe shteruese: Dekreti i Presidentit NUK eshte akt administrativ por eshte AKT ME NATYRE JURIDIKO-KUSHTETUESE. ‎Ai. Nxirret nga organi me i larte ne ushtrim te kompetencave kushtetuese.

Gjykata e Larte urdheron te gjitha gjykatat e tjera poshte saj se “Dekretet e Presidentit te Republikes te nxjerra ne baze te kompetencave te tij kshtetuese nuk i nenshtrohen shqyrtimit gjyqesor sepse vete Kushtetuta e ka perjashtuar kete mundesi.” Pike!

Sipas Gjykates se Larte , nuk mund te goditet ne gjykate as edhe nje dekret individual me te cilin Presidenti emeron apo shkarkon nje zyrtar, e aq me pak nje dekret qe rregullon miliona te drejta e detyrime individuale pergjate nje procesi pregatitor zgjedhor apo edhe ne diten e zgjedhjeve.

Pra Gjykata e Larte ia ka prere nje here e mire rrugen Kryeministrit qe te shkoje ne gjykata te zakonshme apo administrative. Me kete vendim, KQZ e cila nuk eshte gjykate, jo vete ka bere nje sharlatanizem, por te kater antaret socialiste kane kryer veper penale!

Sa kohe nuk ka Gjykate Kushtetuese qe te gjykoje kushtetutshmerine e dekretit, Edi Rama nuk ka asnje rruge tjeter: si Kryeminister, ka detyrimin kushtetues t’i bindet dekretit te Presidentit. Ai dekret per zgjedhjet vendore as del me propozim te Kryeministrit, as Kushtetuta nuk e lidh me nje ligj nxjerrjen e tij (lexojeni me kujdes neni 92 dhe nenin 109)‎ dhe as ka Kryeministri te drejte te kunderfirmoje dekretet e Presidentit. Thjesht ai nuk ka asnje ze ne ate kapitull! Sa keq per Kryeministrin!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *