Subscribe

Demokrati Oerd Bylykbashi u shpreh i bindur se Partia Socialiste ka “lëshuar” në terren blerësit e votës për zgjedhjet e prillit. Për këtë arsye, nga studioja e “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Bylykbashi i bëri thirrje SPAK që të veprojë menjëherë.

 

“Blerja e votës që është korrupsion zgjedhor i shkon SPAK. Por spak nuk ka për detyrë të shkojë pas atyre 100 mijë lekëshave të një adminisitratori publik. Ky është testi më i madh për SPAK. SPAK thyen kokën pas këtij problemi nëse nuk vepron. Duhet të fillojë tani detyrën sepse blerësit e votave të PS janë në terren. Tani duhet t’i përgjojë dhe t’i kapë. Korrupsioni më i rrezikshëm në Shqipërisë është ai politik. Të ngrihen task-forcat dhe të jenë gati.”

 

 

Bylykbashi u shpreh i sigurt se PS e pret një kohë e vështirë përpara. Ai foli edhe për përjashtimin që PD i bëri Ilir Rusmajlit , ish funksionar i lartè demokrat, për kryetar të KQZ. Ai tha se ky ishte një vendim i organeve drejtuese te PD.

 

 

“Ishte një vendim i opozitës në lidhje me këtë çështje. U mor ky vendim sepse është një çështje e organeve të opozitës. Ajo që ju keni parë sot keni parë qartë tentativën e Ramës për të luajtur me këtë figurë. Është një nga figurat më profesionale sa i takon aspektit juridik, por komisioneri i zgjedhjeve duhet të kishte qenë konsensual ose ta kishte marrë opozita. Duhet të ishte rënë dakord në 5 qershor. Por në këtë datë u vendos që komisionerin do ta merrte mazhoranca. Për këtë arsye, ishte një vendim i opozitës që ndërkohë që zgjredhjet do të shkonin keq sepse mazhoranca do të ndërhynte, nuk mund të anatemohet opozita për këtë gjë. Rusmajli pati mbështetjen tonë që të oishte anëtar i KAS. Celibashi ka marrë sot detyrën për të qenë komisioner. Ai ka barrën për të vërtetuar se zgjedhjet do të jenë të sakta.”

 

 

Oerd Bylykbashi e akuzoi kryeministrin Edi Rama se me votimin e sotëm në Parlament, po bën një lojë të zezë për të prishur rregullat e lojës për mënyrën sesi do të funksionojë gara elektorale.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *