Ngritja e Bordit për Transparencën e Karburanteve, i cili nisi funksionimin dy ditë më parë, në fakt nuk ishte një propozim i ri. Konfindustria e kishte paraqitur prej kohësh një kërkesë të tillë.

 

Përfaqësuesi i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku u shpreh në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” se kjo lëvizje duhej të ishte ndërmarrë shumë kohë më parë. Megjithatë, ai shpresh rezerva sa i përket mënyrës se si është ndërtuar bordi.

 

“Është një lëvizje pozitive, Konfindustria e ka kërkuar mbi 10 vjetësh në mënyrë të përsëritur ngritjen e entit rregullator të karburanteve. Kjo lëvizje duhej të ishte marrë shumë kohë më përpara. Mënyra sesi është ndërtuar bordi i administrimit nuk të jep shumë shpresa. Nuk pranohet që pjesëtarë të bordit të jene përfaqësues të kompanive. Problematikat e tregu të karburanteve kanë ekzistuar, nuk ka lidhje me luftën.”

 

Sipas Buxhukut, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të bëhet vendi me çmimet me të ulëta të karburantit në rajon.

 

“Jane tre kërkesa kryesore. Së pari, duhet të jetë nje ent rregullator i përhershëm, duhet të ketë përfaqësues të varur drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë. Së dyti, ulja e barrës fiskale. Një tjetër problem shumë i madh është kontrabanda që ndodh në tregun e karburanteve. Duhet të eleminohet kontrabanda masive në këtë treg. 25 për qind e sasisë së përgjithshme të karburantit që kalon në Shqipëri është kontrabandë, do të thotë që vidhet hapur buxheti i shtetit. I kemi të gjitha mundësitë që në një periudhë të shkurtër, Shqipëria të jetë vendi që do të ketë çmimet më të ulëta të karburantit në rajon.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *