Subscribe

Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Manastirliu prezantuan para mjekëve dhe infermirëve buxhetin e vitit 2022. Me një rritje prej 70 milion dollarë krahasuar me vitin e kaluar, parashikohet rritje pagash per bluzat e bardha.

 

“Që nga hapi i parë që kemi hedhur pagat e mjekëve dhe infermiereve janë rritur mbi 60%. Sigurisht ambicia jonë nuk është plotësuar sepse synojmë një rritje +40%. Po futemi në një rrugë ku performanca e cdo mjeku do të jetë kriter bazë mbi rrogën bazë. Pra mjekët mos paguhen gjithë njësoj sado të rritet paga, por të filloj një kriter tjetër që mbi rrogën baze të paguhen edhe për performancën. E njëjta gjë të ndodhë dhe me kryeinfermierët dhe infermierët.”

 

Rama është ndalur gjithashtu edhe te ndryshimet e mëdha që sipas tij janë bërë në infrastrukturë.

 

“Pastaj nuk diskutohet që është e paimagjinueshme në çfarë gjendje ishte infrastruktura e qendrave shëndetësore. Nuk ishin aspak kushte pune normale nga pikëpamja fizike. Sigurisht që dhe sot ka akoma nga këto qendra, por janë mbi 300 qendra që sot janë në kushte shumë më të mira nga sa kanë qenë. Shqipëria është sot mes vendeve të Europes më një proces më të përparuar nga pikëpamja dixhitale dhe imagjinoni nëse pandemia do të kishte ndodhur pak vite më parë. Si do të kishin dalë nga shtëpia, si do të lëviznin njerëzit, si do të ishte zhvillimi i zinxhirit të infektimeve nëse s’do kishim bërë këto ndërhyrje në infrastrukturën dixhitale.”

 

Kryeministri ka premtuar një sistem rimbursimi edhe për të prekurit me COVID.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *