Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar këtë të martë buxhetin e shëndetësisë. Gjatë këtij prezantimi shefi i qeverisë është shprehur se në këtë buxhet është parashikuar rritja e pagave për mjekët dhe infermierët.

 

 “Buxheti 2019 për shëndetsinë do të ketë rritje të pagës dhe ulje të taksave. Përsëri ne do rrisim pagën për infermierët e mjekët. Janë 17.864 punonjës që do kenë një rritje page prej 7 përqind nga tremujori i dytë i vitit të ardhshëm. Një rritje e konsiderueshme besoj që përmbush objektivin tonë për pagën e infermierëve dhe që rrit edhe shpërblimin e mjekëve”.

 

Kreu i qeverisë Rama premtoi gjithashtu rritje të buxhetit për rimbursimin e barnave dhe investime në spitale.

 

“Kemi kaluar në 100 mln dollarë barna të rimbursueshme, ndërsa për vitin 2019 do rimbursojmë 104 mln barna. Pesë vite më parë ishte thuaje 30 mln dollarë më pak”.

Nder te tjera në fjalën e tij kryeministri ka thënë se do të ndërtohen 80 qendra shëndetsore në vende.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *