Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka vlerësuar vendimin e PE për miratimin e raportit për Shqipërinë.

 

Në një postim në “Twitter”, Bushati shprehet se rezoluta e miratuar njeh progresin e padiskutueshëm në fushat e lidhura me shtetin e së drejtës dhe bën thirrje për të hapur bisedimet në 2019.

 

Bushati thekson gjithashtu se Shqipëria është gati të përballet me sfidat e reja në rrugën e anëtarësimit në BE.

 

“Mirenjohes per mbeshtetjen e fuqishme të Parlamentit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të shqiperisë me BE. Rezoluta njeh progresin e padiskutueshem në fushat e lidhura me shtetin e së drejtës dhe bën thirrje për të hapur bisedimet në 2019. Shqiperia është gati të përballet me sfidat e reja në rrugën e anëtarësimit në BE.”

https://twitter.com/ditmirbushati/status/1068135264609026048

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *