Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati përcolli një mesazh për ditëlindjen e 29 të Partisë Socialiste. Përmes një shënimi të gjatë në “Facebook”, Bushati tha se kjo është koha për të ndryshuar, duke qenë se jemi edhe në prag të zgjedhjeve parlamentare.

“Guximi për të ndryshuar! Këtë vit, ditëlindja e PS-së na gjen në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021-it. Zgjedhje, të cilat do të përcaktojnë rrugën që do përshkojë Shqipëria në dekadën e tretë të shekullit të ri. Ne socialistët dhe progresistët e dimë më mirë se kushdo këtë gjë. Ndaj, duhet të kujdesemi që të ruajmë profilin tonë si partia me hapësirën më të madhe të lirisë së mendimit dhe debatit. Si partia që nxit dhe promovon kohezionin e shqiptarëve në rajon dhe që i qëndron besnike kauzave kombëtare.”

Bushati tha se është sfida e socialistëve është që të mos përqendrojnë më çdo gjë në një grusht përfituesish, por të mendojnë edhe për gjeneratën e re.

“Sfida jonë është si të ndërtojmë një kapitalizëm progresiv që shkon përtej një grushti përfituesish që vërtiten rreth e përqark buxhetit të shtetit dhe pasurive natyrore, duke siguruar rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Gjenerata e re e Shqipërisë është gjenerata e Facebook, Instagram, Tëitter, si dikur gjenerata e fëmijëve të televizorit. Ata kanë mundësi ta “prekin” botën me një të klikuar. Pikërisht për këtë, ne nuk mund t’ia shpjegojmë prapambjetjen tonë ende me komunizmin. Në rast se prindërit tanë jetuan nën komunizëm, fëmijët tanë nuk mund të jetojnë dot në një tranzicion të gjatë thuajse sa komunizmi. Prandaj duhet të adresojmë shkaqet e kërcënimit demografik që vjen për shkak të largimit të të rinjve dhe “agjentëve të ndryshimit”, si rezultat i humbjes së besimit te vendi, në kushtet kur projekti i Shqipërisë Europiane duket i largët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *