Thellimi i bashkëpunimit mes Japonisë dhe Shqipërisë ishin kryefjala e takimit të ministrit Ditmir Bushati me homologun e tij japonez Taro Kono.

 

Të dy ministrat e konsideruan çeljen e Ambasadës së Japonisë në Tiranë, si shprehje të vullnetit politik të qeverisë japoneze për forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Nga ana e tij ministri Bushati falenderoi qeverinë japoneze si një nga mbështetëset më të rëndësishëm të vendit në 27 vitet e fundit nëpërmjet projekteve konkrete për zhvillimin e reformave shtet-ndërtuese dhe ekonomike.

 

Bushati theksoi se përmes kësaj nisme, Japonia do të kontribuojë në transformimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të rajonit, përfshirë Shqipërinë. Ministri i jashtëm zhvilloi një takim edhe me kryetarin e grupit parlamentar të miqësisë Japoni-Shqipëri, Hiroshi Hase dhe parlamentarë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *