Kryeministri Edi Rama u pyet në konferencën e kësaj të marte lidhur me nisjen e hetimeve nga SPAK për deputetin socialist, Ervin Bushati, i cili është njëhersh edhe një nga drejtuesit e fushatës zgjedhore për qarkun e Tiranës.

Kreu i qeverisë theksoi se PS nuk do të bëhet asnjëherë mburojë e askujt, duke shtuar se përgjegjësia është individuale.

“PS-ja nuk është bërë dhe nuk bëhet asnjëherë mburojë e askujt. Qëllimi është i përbashkët, përgjegjësia individuale. Kjo dihet për këdo që futet në PS. Për çdo kapërcim mes vijës ndarëve për qëllim të përbashkët, secili përgjigjet vetë. Na takon ne dhe e dimë ne se kur e bëjmë. Mos na qani hallin, sepse ju kemi si hudhër për syrin e keq”, u përgjigj Rama.

PD ka ngritur akuza ndaj Bushatit për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *