Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Ditmir Bushati, në një intervistë për Zërin e Amerikës, shprehet optimist se Franca dhe Gjermania do të japin një përgjigje pozitive për nisjen e negociatave.

 

“Franca dhe gjermani janë të fundit që thonë fjalën e tyre. Ne jemi në një komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet anëtare. Vizita e nesërme e Rames me Merkel, do të jetë një shtysë në këtë drejtim, sikundër gjatë këtyre dy muajve do të vijojmë kontaktet në lidhje me procesin e reformës në ekonomi, dhe me Francën e vende të tjera që kërkojnë të shfrytëzojnë kohën për të marrë një vendimmarrje e cila do jete e kënaqshme për të gjitha palët”.

 

Bushati pranon se lobimi në vendet e BE është i vështirë. Ai tha e klima nuk është më e mira e mundshme, por këtu bëhet fjalë për forcimin e projektit europian. Sa i takon raportit te Departamentit Amerikan të Shtetit për korrupsionin,  Bushati, theksoi se përgjigja më e mirë është reforma në drejtësi.

 

Ministri Bushati u pyet edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë, duke sqaruar se tashme është koha që në tryezë të ulen ekspertët.

 

“Ka pasur vonesa për shkak të situatës së brendshme dhe nevojës për një akordim me te mire nga ana jonë. Javën tjetër do të jetë raundi në nivel ekspertësh për sa i përket marrëveshjes apo përcaktimit të zonave detare”.

 

Për çështjen çame, Bushati theksoi se ajo nuk lidhet me pretendime territoriale, por me respektimin e të drejtave bazë të njeriut, siç është lëvizja e lirë dhe e drejta pronësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *