Ministri për evropën dhe punët e jashtme, Ditmir Bushati, gjatë vizitës në Suedi zhvilloi një takim me kryetaren e komisionit për BE-në ne parlamentin suedez, Karin Enström.

 

Ata biseduan mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe reformat e mëdha. Bushati shprehu mirënjohje për mbështetjen e Suedisë për procesin e zgjerimit, ndërsa Enström rikonfirmoi qëndrimin suedez për anëtarësimin e rajonit dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian, bazuar në meritë dhe plotësimin e kritereve.

 

Gjatë vizitës së tij Bushati, u takua edhe me sekretarin e shtetit në Ministrinë e Drejtësisë dhe Migracionit, te cilin e informoi për reformat përafruese me BE-në, e veçanërisht për reformën për drejtësi.

 

Ministri Bushati zhvilloi edhe një takim me sekretaren e shtetit për zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe me sekretarin e shtetit për BE-në dhe tregtinë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *