Shqipëria merr kryesimin e kartës SHBA – Adriatik për vitin 2019, ose siç njihet ndryshe me emrin “A 5”.

 

Pas takimit te zhvilluar ne Malin e Zi, ministri i jashtëm Bushati tha se fokusi i kryesisë shqiptare do të jetë forcimi i mëtejshëm i koordinimit dhe mbështetjes reciproke, veçanërisht me SHBA, në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

 

“Ndërkohë që kjo platformë i ka shërbyer plotësisht qëllimit të saj fillestar, për të mbështetur përpjekjet tona drejt integrimit euro-atlantik, besojmë se është koha për riadresimin e fokusit të Nismës. Fokusi i kryesisë shqiptare të Kartës SHBA-Adriatike do të jetë forcimi i mëtejshëm i koordinimit dhe mbështetjes reciproke, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, në luftën aktive dhe me efektivitet kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”.

 

Gjithashtu ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare dhe vëzhguese diskutuan mbi situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

 

Ndërsa ministri Bushati u ndal veçanërisht edhe tek domosdoshmëria për të marrë parasysh kërkesën e Kosovës për t’u përfshirë si vend anëtar në këtë nisme në përputhje me aspiratat euro-atlantike të vetë Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *