Subscribe

Ne Mynih po zhvillohet sesioni i 54 i Konferencës se Sigurisë, një nder aktivitete me te rëndësishme, ku mblidhen liderët e botes për te diskutuar mbi sfidat e sigurisë.

 

Delegacioni shqiptare është drejtuar nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati, i cili nder te tjera, ka shfrytëzuar këtë aktivitet për te zhvilluar takime me homologet e tij.

 

Ai bisedoi  me ministrin e jashtëm te Spanjës, Alfonso Dastis, duke i kërkuar përfshirje me aktive te Madridit ne Ballkanin Perëndimor.

 

Ne te njëjtën kohe, Bushati ka nënvizuar  se Shqipëria pret mbështetjen e Spanjës përsa i takon hapjes së negociatave me BE-në.

 

Kreu i diplomacisë shqiptare ka prekur dhe çështjen e Kosovës, duke i kërkuar homologut spanjoll qe vendi i tij te njoh pavarësinë, pasi Kosova nuk ka asgjë të përbashkët me rastin e Katalonjës.

 

Gjatë punimeve të konferencës, Ministri Bushati është takuar  dhe me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ku ne njoftimin e te dy ministrive thuhet se janë diskutuar çështjet dypalëshe por edhe çështje qe lidhen ne rajon. Bushati shtrëngoi duart edhe me homologun e tij japonez, me të cilin bisedoi për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *