Pa kaluar 24 ore nga betimi ne presidence, Edi Rama mberriti ne ministrine per Evropen dhe Punet e Jashtme, per te marr detyren e re. Ne hyrje u prit nga Ditmir Bushati dhe Gent Cakaj.

 

Ne fjalen e lamtumires Bushati listoi arritjet e ministrise qe drejtoi per 5 vjet e gjysme. Nje liste e gjate objektivash te permbushur por pa dyshim edhe punesh do duhet te ishin bere me mire. Ditmir Bushati kishte nje mesazh per pasardhesit.

 

 

 

DITMIR BUSHATI

 ISH-MINISTER I JASHTEM

“Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes.”

 

 

 

Nderkaq, Rama ashtu sic kishte lene te kuptohej, nuk do te drejtoi vete ministrine, dhe kete detyre e mbajti per vetem 40 sekonda, duke thyer njekohesisht dhe rekordin e fjalimit me te shkurter te mbajtur prej tij.

 

Gent Cakaj, nuk i kurseu vleresimet per Edi Ramen dhe besimin qe ai i kishte dhene, e ne te njejten kohe ironizoi edhe kritiket.

 

GENT CAKAJ

ZV/MINISTER I JASHTEM

Pavarësisht forcës sime të zakonit për të thënë atë që mendoj. Mbetem me veshplotë, që atij që i ka shkuar fjala ime për keq, të mos i jem dukur aq keq në paraqitjen e parë. Siç i thonë në Tiranë “ Më mirë syri se sa nami”. Shpresoj të jeni të kënaqur në punën time në vijim. Koha ecën mbi shpinën e breshkët. Koha është shpeshherë kokëfortë sesa e ngadaltë. Do qëndroj me lartësinë e besimit  të çdo njeriu që na ka dhënë votën”

 

 

E ne frymen e kritikave te ardhura ne drejtim te tij, Cakaj ne fjalimin e tij te pare dhe siguroi se kursi i politikes se jashtem do te mbetet i njejte.

 

GENT CAKAJ

ZV/MINISTER I JASHTEM

Nga ana tjetër do vazhdojmë dialogun me vendet e tjera për reformat tona të dukshme dhe të veçanta. Krahas angazhinmeve Shqipëria do t’i kryejë të gjithë detyrat me vendet anëtare të NATO dhe kryesisht SHBA-së. Shqipëria do të angazhohet më tej dhe me krijimin e shërbimeve konsullore në vazën e shembujve konstruktiv të krijuar 5 vitet e fundit.

 

 

Tashme Cakaj, do të ketë në dore diplomacinë shqiptare, duke pasuar ate qe nga vet Edi Rama eshte cilesuar si ministri me i mire i jashtem i 28 viteve te fundit.

 

Por ftohja ne horizont mes Bushatit dhe Rames, u dallua ne momentin e daljes se tyre nga Ministri, ku Bushati refuzoi te udhetonte me te njejten makinë me Ramen, duke preferuar të dilte në këmbë, i shoqeruar nga stafi i tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *