Subscribe

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati i jep një përgjigje direkte qëndrimit të Athinës zyrtare, e cila sulmoi qeverinë shqiptare pas miratimit të ligjit për pakicat.

 

Bushati tha se çdo diskutim apo pakënaqësi për këtë rast, është e pavend dhe kujton deklaratat e homologut grek Kotzias, sipas të cilit shqiptarët janë një ndër popujt më të vjetër në rajon.

 

 “Çdo gjuhë apo konstatim që nuk përputhem me këtë nivel, dëmton frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.”

 

I pyetur nëse Greqia do të mund të bllokojë pranverën e ardhshme vendimmarrjen në institucionet e Bashkimit Europian për çeljen e negociatave, shefi i diplomacisë shqiptare thotë se raportet mes vendeve fqinje, nuk ndërtohen mbi ultimatume.

 

Ditmir Bushati theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe të gjitha temat e hapura mes vendeve janë pjesë e një procesi diskutimi në rrugë diplomatike.

 

Tensioni mes dy vendeve u rrit me miratimin ne parlament te ligjit per pakicat kombëtare. Kreu i PBDNj pretendoi se ai binte ndesh me konventën ndërkombëtare per minoritetet. Por amendimet e tij u rrezuan nga shumica ne kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *