Ne ditët e fundit te vitit 2018, Ditmir Bushati publikoi nje urim, i cili per shumëkënd u cilësua si nje mesazh i kriptuar i kreut te diplomacisë, drejtuar shqiptareve dhe me se shumti tezes per shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Shqiptarët, kudo ku ndodhen në rajon, edhe për gjatë ‘stuhive’ të 2018 treguan se ata mbeten faktori më i qëndrueshëm pro-Euro Atlantik. Duke refuzuar në të njëjtën kohë që të vendosin si kolateral arritjet historike që prej rënies së perdes së hekurt.”

 

Por ne oret e fundit, ndoshta, te qëndrimit te tij ne zyre si ministër i jashtem, Bushati shpjegoi saktësisht se kush jane arritjet qe shqiptaret nuk i duhet ti vene si kolateral, per asnjë arsye.

 

“Anëtarësimin e Shqipërisë ne nje sere organizmash, te kulmuar me anëtarësimin e Shqipërisë ne NATO, dua te kujtoje pavarësinë e Kosovës, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë dhe faktin qe shumica e vendeve demokratike e njohin ate.”

 

Ne vijim, te fjalës se tij, Bushati nënvizon se per shqiptaret e vetmja rruge eshte Europa, e cila pavarësisht stuhive qe mund te kaloje, është objektivi mbarëkombëtar.

 

“Kur them qe nuk mund te veme ne kolateral arritjet tona, kam pikërisht parasysh faktin qe vet Europa si projekt kalon neper stuhi te vrullshme, shpeshherë te veshtira, vendoset ne pikëpyetje, por kjo duhet te na beje me solidar me te vetëdijshëm per barren e madhe te vështirësive qe do te kemi përpara, per te arritur kete objektiv, i cili eshte objektiv mbarëkombëtar.”

 

E ne fund, Ditmir Bushati i drejton nje apel dhe Presidentit Ilir Meta ku kerkon ti jepet fund sa me pare te gjithë procedurave kushtetuese.

 

“Që jetëson jo vetëm ndryshimin e lidershipit politik në MEPJ, por që do t’i krijonte njëkohësisht mundësi vendit për tu përfaqësuar në mënyrën të denjë dhe efeciente në arenën ndërkombëtare.’

 

Dinjitet dhe eficense, dy fjalët e fundit te Ditmir Bushatit, te cilat jane themeli ne nje kohe ku Shqipëria pritet te përballet me sfida te panjohura me pare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *