Burreli dhe Shkodra janë dy qytetet të cilat do të kenë kufizime të ndjeshme të energjisë elektrike ditën e mërkurë, për shkak të vendosjes së transformatorit në nënstacionin Fushë Kuqe.

 

Sikurse njofton Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, kufizimet e energjisë në disa zona do të jenë nga ora 08:00-14:00.

 

Zonat pa energji në Burrel do të jenë: Fushë Kuqe Qendër, Kisha- Gurrëz,
Privat, Tufzimi, Patok, Ujësjellësi Fushë-Kuqe, Qendër F-Kuqe, Plazh-Patok, Kisha katolike, Komplekse, Qendra 1, Mirditori 1+2, Firmë Betoni.
Zonat pa energji në Shkodër: Rrilë, Grykë Lumi (Kom.Shenkoll),
Barbullojë, Gajush, Shënkoll, Tale, Burgu Shënkoll, Hidrovoret Droje, Tale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *