Gjykata e Burrelit ka shtyrë gjyqin për vrasësin e trefishtë të puntorëve të Bashkisë Mat me 11 Tetor të vitit të kaluar.

 

Kujtim Koxha i cili vrau 2 punetor te bashkise Mat dhe nje bashkefshatarin e tyre nuk kanë marrë akoma dënimin e tij. Si pasojë e të shtënave humbën jetën Erzen Aliaj dhe Mentor Hoxha, punetor te bashkise, si dhe Hamit Buci, banorë i fshatit Shëlli.

 

Seanca gjyqesore ndaj Koxhës drejtohej nga dy gjyqtare të gjykates se Matit dhe 1 i Dibrës.  Burime nga organi i akuzes bene te ditur se prokurori i çeshtjes ka kerkuar gjykates denimin maksimal, burgim te perjetshem.

 

Ndërkohë seanca perfundimtare do të mbahet me datë 3 Qershor, ora 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *