Subscribe

Te burgosurit ne institucionet tona janë te rrezikuar nga infektimi me Hiv Aids dhe sëmundje te tjera. Gjate nje studimi te kryer nga Instituti i Shëndetit Publik ne te gjitha burgjet e vendit, rezultoi se mes te dënuarve ka  përdorues droge, te infektuar me hiv dhe sëmundje te tjera seksualisht te transmetueshme. Drejtuesi i këtij studimi Arian Boci tregon te burgosurit përveç injeksioneve te pakontrolluara per marrjen e drogës, kryejnë marrëdhënie seksuale te pambrojtura madje dhe brenda te njëjtës gjini. Studimit iu nënshtruan 200 te dënuar qe konsideroheshin te shëndetshëm. Pas testimit rezultoi se 13% janë përdorues te drogave te ndryshme deri dhe heroine. Ky fenomen vihet re kryesisht ne burgjet jashtë Tiranës.  0.5% e te burgosurve janë te infektuar me HIV  dhe 21% te prekur nga hepatiti B  dhe C. Sëmundjet seksualisht te trasmetueshme janë vene re kryesisht tek meshkujt qe vuajnë dënimin ne burgjet e Tiranës. Specialistet e Shëndetit Publik deklarojnë se te dënuarit  jane rrezik serioz edhe per shëndetin e popullatës, jashtë këtyre institucioneve. Nga ky studim jane përjashtuar 15 te dënuarit qe janë te prekur me Hiv Aids

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *