Emiljano Likaj, skafisti që tentoi të transportonte në 8 janar drejt Italisë 50 emigrantët nga Lindja e Mesme është lënë në burg nga gjykata e Vlorës.

 

Në seancën e zhvilluar këtë të enjte, gjyqtarja Herila Çela pranoi kërkesën e prokurorisë për të mbyllur në qeli të riun, ndonëse ky i fundit mohoi akuzat.

 

Emiljano Likaj u ndalua pas dëshmive të dhëna nga emigrantët sirianë pasi arriti të largohej me not gjatë momentit që gomonia pësoi avari.

 

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të tjerë, të cilët akuzohen se kanë strehuar emigrantët e paligjshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *