Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 December 2025
Vizion fokus

Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të...

Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet pas më shumë...

Avokati i Popullit, Hasimja: Duhet të jetë opozitar! Petraj:...

Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së...

Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha...

Përçarja brenda PD-së, avokati: Berisha ndjen rrezik nga Salianji

A mund të përfitojë dikush tjetër nga përplasja Berisha-Salianji?...

Kur do të quhej e suksesshme lëvizja “Salianji”? Si...

Lëvizja brenda PD, avokati: Salianji dhe Alimehmeti janë oksigjen...

Lëvizja “Salianji”/ Gazetarja: Ish-deputeti kërkonte një post në PD...

Burg policit të Operacionales, SPAK: Igli Haxhiaj shiti sekrete tek trafikantët e drogës për 15 mijë euro

28 Nëntor 14:29

Oficeri i Forcës Operacionale që u vu në dipozicion të krimit do të qëndrojë në burg pa afat. Sipas SPAK, Igli Haxhiaj dekonspiroi operacionet policore, duke punuar për grupet kriminale të cilat i furnizonte me sekrete hetimore. Ish polici u la në qeli me vendim të Gjykatës së Posaçme, ndërsa ishin bisedat në SKY ECC ato që  nxorrën zbuluar implikimin e tij në shitje të informacioneve.

Ai e bën të qartë kërkesën e tij për para në këmbim të informacioneve. Personi me të cilin komunikon, sipas Spak, është Dario Myftiu, i cili ka trafikuar kokainë dhe heroinë nga Italia në Shqipëri.

“Igli Haxhiaj i komunikon shtetasit Dario Myftiu se, “Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat ne pergjim dhe bej kujdes kur flet. Nqs do info te tjera bojn lek”. Në këtë mënyrë, shtetasi Igli Haxhiaj ka informuar personin tjetër për veprimet e përgjimit telefonik dhe është i gatshëm që ti ofrojë edhe informacione të tjera, por në këmbim të përfitimeve monetare, duke i thënë se, “Nqs do info te tjera bojn lek” dhe “Nje informacion kudrejt nje pagese””, thuhet në dosjen e SPAK.

Prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Klodian Braho kanë dokumentuar momentin kur polici i operacionales i ka kërkuar Denis Myftiut një shumë prej 15 mijë eurosh për tre persona.

“Nga bisedat duket qartë se kur ai komunikon shifrën “5” bëhet fjalë për shumën monetare “5,000 Euro”, pasi përshkruan se është “5€” dhe shpjegon se “per 500, 1 mije s’ia vlen fare vllai”. Kjo bisedë vjen në përputhje me bisedën e datës 05.12.2020 të kryer me shtetasin Dario Myftiu, ku i komunikon se, “Jemi 3 veta nga 5 mij vlla””, thuhet në dosjen e SPAK.

Krahas sinjalizimit që iu bën eksponentëve kriminalë, Igli Haxhiaj kujdeset që t’i paralajmërojë se informacionet duhet të duken sikur janë rastësore.

Të enjten, Gjykata e Brescia-s lëshoi 24 urdhërarreste për trafik ndërkombëtar kokaine. Operacioni i përbashkët i dy prokurorive arriti të provojë se në vitet 2020-2025 trafikuan drejt Italisë 1.3 tonë kokainë. Në përfundim u sekuestruan 550 mijë euro, 10 automjete, një pistoletë dhe 130 kilogramë lëndë narkotike, kokainë dhe heroinë, që në treg do të kishin vlerën e lartë 12 milionë euro./vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Vendi
Tagged:
Dosje igli haxhiaj SPAK

Nga e njëjta kategori

“Lëshoje armën në tokë, policia”, aksion në Tiranë, dy të arrestuar

më shumë...

Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

Avokati i Popullit, Hasimja: Duhet të jetë opozitar! Petraj: Person me karrierë juridike dhe të njohë terrenin

më shumë...

U godit me thikë gjatë sherrit për një koment në rrjetet sociale, humb jetën 15-vjeçari në Durrës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Stuhia “Byron” shkakton përmbytje në Greqi! Rryma tërheq mak...
  • Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Beris...
  • Horoskopi sipas Meri Gjinit/ Kujdes me lekët, cila është she...
  • Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së pas largimit...
  • Gruaja rrëzohet teksa ecte në bulevard në Vlorë, humb jetën
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.