Subscribe

Gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit me burg në mungesë për Avdiol Dobin, personi i cili lidhi kontratat në emër të kompanisë DH Albania.

 

Duke iu referuar sistemit TIMS, Dobi rezulton të jetë brenda teritorit shqiptar, por pavarësisht 4 fletëthirrjeve për të dëshmuar, ai nuk është paraqitur.

 

Dëshmia e 26 vjeçarit konsiderohet kyce për prokurorinë për të te identifikuar te gjithe personat që qëndrojnë pas tij dhe jane te perfshire ne aferën e tenderit te  Unazës së Madhe dhe të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

 

Komapnia DH Albania e cila fitoi tenderin e Unazës së Re me dokumente të falsifikuara po hetohet nga prokuroria e Tiranës.

 

Prokurorët janë duke kontrolluar edhe regjistrat e sekuestruar për dy tenderat me vlerë 30 milionë euro si dhe kontratat e lidhura nga institucionet me kompanine DH Albania.

 

Lidhur me këtë skandal, deri më tani janë marrë në pyetje ish kreu i ARRSH, Afrim Qendro, ish kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci, si dhe disa zyrtarë te tjere.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *