Si në asnjë vit tjetër, këtë herë numri i fermerëve që po aplikojnë për të përfituar fonde nga buxheti i shtetit ka arritur një shifër rekord.

 

Gjatë kësaj jave shifrat flasin për një aplikim në nivelin e 45 mijë fermerëve, ose tre herë më i lartë se vitet e tjeta. Ministrja Frida Krifca e ftuar në emisionin E-ZONE në Vizion Plus tha se ky interes i lartë tregon se modeli i skemës iu është përgjigjur nevojave.

 

“Deri tani kemi një shifër që nuk e kemi patur më parë. Flasim për 45 mijë aplikime, ndërkohë që në vitet e tjera kjo shifër arriti në 15 apo 16 mijë. Ndërkohë që afati ende nuk është mbyllur, pasi ka edhe pesë ditë afat deri më 25 mars. Në skemën e naftës pa taksa kemi patur një vit më parë 20 aplikantë sot kemi 32 mijë. Nga hapja e skemës deri më sot janë hapur 10 mijë NIPTE, janë fermerë që kanë gjetur veten në skemë që janë formalizuar dhe kjo tregon që nevoja dhe ndërtimi i skemës janë bërë në përputhje me njëra- tjetrën”, shpjegoi Krifca në E-ZONE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *