Një person me precedent penal është arrestuar nga policia e Bulqizës, pasi gjatë kontrollit iu gjeten dhe sekuestruan armë e municione luftarake. Operacioni i koduar “Pranverë 2016”, ka vënë në pranga 50-vjeçarin Martin Biba, i dënuar disa herë më parë për “plagosje”, “vetëgjyqësi” dhe “kanosje”. Sipas policisë, në momentin e arrestimit Biba ka tentuar të largohet, duke u hedhur nga një mur i lartë. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën nje armë zjarri kallashnikov me dy krehëra të lidhur me natriban, 5 arka me fishekë, një krehër pistolete, si dhe 500 metra fitil detonator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *