Dy minatorë që punonin turni dytë në minierën e Bulqizës mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne.

 

Policia bën të ditur se minatorët u aksidentuan rreth orës 20.50. Të aksidentuarit janë minatorët me inicialet M.Gj, dhe A.K,  të dy banues në Bulqizë.

 

Ata u dërguan në spitalin e Bulqizës ku po marrin ndihmë mjekësore. Mjekët pranë këtij spitali bëjnë të ditur se të dy të aksidentuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *