Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis marshimi në...

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë dashurinë, zbulojnë...

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në Itali

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se përdorej nga...

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Bullgari, në prag të zgjedhjeve të dyta brenda tre muajsh

9 Korrik 20:35

Bullgarët shkojnë të dielën në kutitë e votimit për të dytën herë në tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare në prill kur asnjëra nga partitë nuk siguroi shumicën e duhur për të formuar një qeveri. Analistët thonë se akuzat për korrupsion ndaj qeverisë së kaluar mund të ndikojnë tek vota e qytetarëve.

Partia GERB e Boyko Borissovit që ka shërbyer tre herë si kryeministër arriti rezultatet më të mira në zgjedhje, por mori vetëm 26% të votave, një rënie e konsiderueshme nga 33% që mori katër vjet më herët.

Sondazhet e fundit tregojnë se mbështetja për partinë e Borissov ka rënë më tej që kur një qeveri e përkohshme e caktuar nga presidenti i Bullgarisë në maj hapi hetimet mbi pretendimet për korrupsion gjatë kohës që Borissov ishte kryeministër.

Tani sondazhet sugjerojnë një garë të ngushtë midis partisë së tij dhe rivalit të saj kryesor – partia anti-elitë “Ka Njerëz të Tillë” të udhëhequr nga një drejtues i njohur televiziv Slavi Trifonov.

“Ka pasur dy tendenca të qarta në dy muajt e fundit – gërryerja e mbështetjes për partinë GERB, kryesisht për shkak të veprimeve të qeverisë së përkohshme, dhe një rritje e lehtë – por e qartë – e partisë së zotit Trifonov” , thotë analisti politik Dimitar Ganev.

Ai shton se ai nuk sheh asnjë shans që ish-partia qeverisëse e udhëhequr nga Borissov të qëndrojë në pushtet pavarësisht nëse del e para ose e dyta.

“Parashikoj që qeveria e ardhshme të formohet nga të ashtuquajturat parti protestash,” tha Ganev.

Pyetja kryesore në këto zgjedhje është nëse zoti Trifonov dhe dy grupe të tjera anti-korrupsion do të jenë në gjendje të fitojnë vende të mjaftueshme në parlament për të formuar një qeveri funksionale koalicioni.

Borissov më parë kishte arritur të siguronte mbështetje brenda dhe jashtë vendit duke kombinuar retorikën populiste me slogane pro-perëndimore.

Por mijëra vetë dolën në protesta vitin e kaluar duke e akuzuar zotin Borissov dhe qeverinë e tij për mbrojtjen e oligarkëve, se nuk ka reformuar gjyqësorin dhe për shtypjen e lirisë së fjalës.

Hetimet nga qeveria e përkohshme kanë hedhur edhe më shumë dritë mbi disa prej atyre akuzave.

Ministrat e asaj qeverie kanë pohuar se dhjetra politikanë të opozitës ishin përgjuar në mënyrë të paligjshme para zgjedhjeve të prillit dhe se miliarda para publike u janë dhënë kompanive private të favorizuara pa tender dhe njerëzit e biznesit janë bërë objekt frikësimi dhe presioni.

Bullgaria, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, gjithashtu është vënë nën vëzhgim nga partnerët e saj perëndimorë për shkak të problemeve me korrupsionin, respektimin e shtetit ligjor dhe ruajtjen e lirisë së medias.

Qeveria amerikane muajin e kaluar sanksionoi disa zyrtarë publikë dhe biznesmenë bullgarë, përfshirë dy oligarkë të fuqishëm dhe rrjetet e tyre që përfshijnë dhjetra kompani nën dyshimet për pjesëmarrje në korrupsion të konsiderueshëm.

Departamenti i Thesarit tha se ky veprim ishte lëvizja më e gjerë e tij ndonjëherë që ka në shënjestër korrupsionin kudo në botë sipas Aktit Magnitsky.

Analistët politikë mendojnë se sanksionet amerikane, të vendosura vetëm disa javë para zgjedhjeve, mund të rrisin argumentet anti-korrupsion të partive opozitare./ VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
Bullgari zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në vjeshtë

më shumë...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse të NATO

më shumë...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

më shumë...

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në Itali

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Pas kritikave për lumin Ibër, Vuçiç i...

11:07

Sekreti për një zemër më të fortë?...

11:01

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të...

10:41

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston...

10:40

Noti dhe humbja e peshës, 7 arsye...

10:18

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

10:11

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis...

9:51

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

9:46

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë...

9:34

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në...

9:19

Situata me zjarret në vend/ Ministria e...

9:01

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se...

8:59

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon...

8:53

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

8:38

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:37

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index...

8:22

Vazhdon lufta me flakët në Lurë, ndërhyhet...

8:11

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:53

Riaktivizohet zjarri në zonën e Zidollit, flakët...

7:49

I shpërtheu tubi i gazit në mjetin...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.