Subscribe

Ministri në detyrë Gent Cakaj mori pjesë në takimin dyditor të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate që  u mbajt në Bukuresht duke qënë se Rumania mban presidencen e Këshillit të Ministrave të BE.

 

Ne kete takim, Shqiperia mori nje mesazh te qarte per hapjen e negociatave me BE-ne, ne gjashtemujorin e pare te presidences rumune.

 

Cakaj evidentoi arritjet e deritanishme të Shqipërisë në kuadër të reformave integruese.

 

 

“Vlen të theksohet se, Shqipëria ka marrë një vlerësim për faktin që politika e saj e jashtme është në përputhshmëri të plotë me parimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian. Ky takim ofroi edhe një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e një vargu takimesh bilaterale me homologët e vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian, me c’rast patëm mundësinë të komunikojmë rezultatet kryesore të reformave të arritura në Shqipëri dhe natyrisht, domosdoshmërinë e hapjes së negociatave në qershorin e këtij viti. Procesi i zgjerimit vazhdon të mbetet një prej prioriteteve qendrore të presidencës rumune dhe përgjatë të gjitha takimeve që kemi pasur me homologët e Bashkimit Europian, kemi marrë një vlerësim jashtëzakonisht pozitiv për ecurinë e deritanishme të procesit të hapjes së negociatave për anëtarësim.”

 

 

Ai pohoi se edhe puna e deritanishme Shqipërisë me procesin screening ka marrë  vlerësime pozitive.

 

 

“Kemi diskutuar për ecurinë e procesit të screening, me c’rast kemi marrë një notë skajshmërisht pozitive për veprimtarinë e deritashme të institucioneve të Shqipërisë në procesin e përafrimit të legjislacionit dhe në fund po ashtu kemi diskutuar për domosdoshmërinë e thellimit të komunikimit politik për të arritur objektivin e synuar për hapjen e negociatave për anëtarësim në vitin 2019.”

 

 

Ministri Cakaj zhvilloi disa takime të rëndësishme në këtë takim dyditor me homologë të tij dhe zyrtare perëndimore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *