Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Bujar Qamili dhe kantautori i talentuar Mateus Frroku, kanë sjellur për publikun shqiptar hitin më të fundit.

 

“Rrak Tak” është kënga më e fundit e dy këngëtarëve e pubikuar pak ditë më parë.

 

Kënga mjaft ritmike e shoqëruar me një klip të goditur dhe flet për historinë e një djali të dashuruar, po që kurrë nuk i tha asnjë fjalë vajzës që e do me gjithë shpirt.

 

Kënga është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku, një bashkëpunim ky që është vlerësuar pafund.

 

Kantautori Mateus Frroku, me origjinë po nga Shkodra, ka krijuar disa hite muzikore vitet e fundit, mes të cilave bashkëpunimi me Fisnikët “Çokollatë e shkrime”, apo dhe këngët e tjera “Dimër në shpirt”; “E kujtoj at takim”; “Në buzët e tua”; “M’ka bo like”; “Më ke lënë kujtime”; “Më shumë të dua”, etj..

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *