Subscribe

Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, kryeministri Edi Rama është takuar me komisionerin në detyrë për Zgjerimin Johanes Hahn.

 

Në një postim ne facebook,Rrama shkruan se është takuar me Hahn për t’u njohur me të rejat më të fundit, në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian.

 

Kryeministri ndodhet në Bruksel, në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, pasi pritet që Këshilli Evropian të vendosë per hapjen ose jo te negociatave te vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Një dite me pare Rama u takua edhe me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, të cilin e cilësoi si një nga zërat më të fortë ne mbeshtetje te hapjes se bisedimeve.

 

Ndërkohe, komisioneri per zgjerimin Johannes Hahn deklaroi dje se Evropa duhet të ketë rol në nivel botëror.

 

“Nëse këtë nuk mund ta bëjmë në oborrin tonë do të humbim kredibilitetin ta bëjmë këtë jashtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *