Britney Spears ka qenë ndër ato yje të muzikës e cila ka pasur ulje-ngritjet e saj, me shumë skandale që e kanë shoqëruar përgjatë karrierës, por dhe me projekte muzikore me të cilat është ringritur sërish.

 

 

Duket se vitet e fundit, Britney ka arritur të menaxhojë shumë mire rolin e nënës, por dhe të yllit të popit.

 

 

Ajo i ka vënë të gjitha në vijë duke balancuar si jetën familiare po ashtu dhe karrierën e saj.

 

 

Por mesa duket ujërat do të trazohen sërish në jetën e këngëtares, ose më mire kësaj rradhe ajo do t’i trazojë ato vetë me anë të libri dedikuar jetës së saj jo pak aventureske por dhe të kolegëve të saj.

 

 

“Ajo gjithmonë ka mbajtur ditare dhe duket se tani ka vendosur të shkruajë një libër ku do t’i tregojë të gjitha,” – qarkullojnë thashethemet për princeshën e popit.

 

 

Sipas disa burimeve thuhet se në librin e saj, Britney do të shkruajë jo vetëm për jetën, por dhe do të përmendë yje specifikë të Holliwood-it dhe të muzikës botërore.

 

 

“Ajo është lodhur nga të gjitha thashethemet dhe ka vendosur t’i thotë të gjitha për të gjithë, kështu kolegët e saj, por edhe fansat do të marrin vesh se si Britney ndihet për ata dhe çfarë ajo mendon vërtet.”

 

 

Mesa duket ndër emrat të cilët Britney do të “thumbojë”, janë Christina Aguilera, Katy Perry, dhe Taylor Swift.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *