Britney Spears është fotografuar për të parën herë pas daljes nga klinika e psikiatrisë, ku qëndroi e shtruar për rreth një muaj për shkak të problemeve me shëndetin mendor.

Ylli i Pop-it shoqërohej nga i dashuri i saj 25-vjeçar, Sam Asghari, teksa po dilte nga një hotel në Beverly Hills.

Spears nuk dukej në formë dhe gjatë përballjes me paparacët që po prisnin jashtë hotelit, partneri i saj Sam qëndronte para saj, duke e mbrojtur atë nga blici i aparatit fotografik.

Sikurse raportuan mediat e huaja, problemet e shëndetit mendor të Britney-t u krijuan pasi ajo ishte e shqetësuar për përkeqësimin e shëndetit të të atit Jamie Spears.

Babai i këngëtares iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm në janar të këtij viti, pasi pësoi një çarje në zorrën e trashë./LIving

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *